Ne ju ndihmojmë të rriteni

Ne mund të ofrojmë ndihmën tonë sepse i njohim mirë të tjerët, dimë për sektorin dhe ekspertizën e veçantë të secilës firmë

Kontabilitet

Një vizion i qartë për financat tuaja. Ne ofrojmë shërbime të mbajtjes se kontabilitetit për shumë klientë në industri të ndryshme

Auditimi

Rritja e besimit përmes auditimeve gjithëpërfshirëse. Ne kemi një përvojë të gjatë në auditimin e shumë klientëve në fusha dhe sektorë të ndryshëm, prodhim, tregti, ndertim, shërbime profesionale, OJF etj.

Konsulencë fiskale

Promovimi i transparencës, sigurimi i përputhshmërisë fiskale. Ne kemi njohuri dhe ekspertizë të thellë të kuadrit tatimor vendas e shoqëruar me përvojë ndërkombëtare

Këshillim biznesi

Ekspertë të Konsulencës për rritjen tuaj financiare. Ne kujdesemi për suksesin tuaj.

Ne jemi më shumë se vetëm konsulenti juaj, ne jemi avantazhi juaj konkurrues.

UHY Elite është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me mbi 20 vjet eksperiencë në tregun shqiptar. E themeluar në vitin 2002 dhe anëtare e plotë e UHY International në gusht 2009, UHY Elite ka një përvojë të gjerë dhe solide në tregun vendas si dhe bashkëpunim të shkëlqyer me klientët e saj. Eksperienca jonë thelbësore përfshin auditimin, konsulencën tatimore, kontabilitetin, por ne kemi kapacitete për të ofruar shërbime të tjera konsulence siç janë misionet e veçanta, rritja e kapitalit, zbatimi i sistemeve të kontabilitetit, vlerësimi i kapaciteteve administruese dhe financiare, përgatitja e planit të biznesit. etj.

Rrjeti për të bërë biznes

Gjatë këtyre viteve, UHY Elite ka pësuar zhvillime dhe ndryshime të rëndësishme, duke bërë që firma jonë të rritet nga një zyrë kontabiliteti në një ofrues të shërbimeve të shumta financiare me mbi 15 personel dhe ekspertë.

Shërbime të personalizuara

UHY Elite është e fokusuar në kërkesat specifike të klientëve, duke u ofruar një gamë të gjerë shërbimesh sigurie, kontabiliteti, këshillimi për tatimet dhe shërbimeve të këshillimit financiar dhe menaxherial. Jemi të vetëdijshëm se çdo klient është unik, dhe ne ofrojmë zgjidhje të personalizuara që jo vetëm adresojnë nevojat e tij, por gjithashtu ndihmojmë në përmirësimin dhe rritjen e mëtejshme, duke shtuar vlerë në biznesin e klientit.

Ne e kuptojmë nevojat tuaja.

Ne punojmë së bashku me klientët për të siguruar që ata të arrijnë objektivat e tyre. Ne përshtatim shërbimet tona për të përputhur kulturën e tyre. Ne ndajmë aspiratat tuaja dhe ofrojmë këshilla të personalizuara dhe në kohë për t’ju ndihmuar të merrni vendimet e duhura për biznesin tuaj.

Me ju në çdo hap të rrugës

Stafi i UHY Elite është i përvojshëm në shumë fusha, sektorë të ndryshëm dhe shërbime të specializuara.

01

Një vizion i qartë për financat tuaja.

Ne ofrojmë shërbime kontabiliteti për shumë klientë në industri të ndryshme.

02

Auditime të plota.

Kemi një përvojë të gjatë në auditimin e shumë klientëve në fusha dhe sektorë të ndryshëm.

03

Nxitja e Transparencës,

Ne kemi njohuri dhe ekspertizë të thellë të kuadrit tatimor vendas e shoqëruar me përvojë ndërkombëtare